Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andrews, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti kjo sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht. Zyrtarët po konsiderojnë mbatjen e një aktiviteti të menduar mirë që do të ketë ndjesinë e një vizite shtetërore, ku do të jetë shtruar një tapet i kuq, do të ketë roje e bandë ushtarake si dhe shoqëruar me 21 të shtëna armësh, detaje këto që janë në diskutim e sipër.

Presidenti Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, duke prishur një traditë historike, pasi ka shpenzuar muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve në një përpjekje për të delegjitimuar procesin dhe fitoren e Biden. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, raporton TCh

Trump pritet të largohet nga Uashingtoni dy javë pas protestatës së dhunshme në Kapitol të mbështetësve të tij në një përpjekje për të ndaluar tranzicionin paqësor të pushtetit.

Trump pritet të qëndrojë në Florida me një grup të vogël ndihmësish të tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button