Këngëtari sqaron si qëndron e vërteta, a janë Ermal Fejzullahu dhe Fifi kushërinj?

Fifi dhe Ermal Fejzullahu zbuluan pak kohë më parë se ata ishin kushërinj me njëri-tjetrin. Kur Ermali ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Fifi tha se kishte lidhje gjaku me të dhe se familja e Ermalit kanë pasur mbiemrin e saj, por më vonë e kishin ndryshuar. Mirëpo ata të dy nuk dhanë shumë detaje për lidhjen e tyre të gjakut.

Ndërkohë i ftuar sot në emisionin “Express Rozë”, Ermali ka treguar se si është e vërteta e lidhjes së gjakut. Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Me një prejardhje shumë të largët jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, shpjegoi Ermali.

Për sa i përket bashkëpunimit të tyre, “Përjetësi”, që rezultoi një sukses i vërtetë Fejzullahu tha se ka qenë Fifi që ajo që e ka ftuar për të. Ai u shpreh se Fifi kishte pasur dëshirë të publikohej gjatë verës, por planet ndryshuan pasi Ermali kishte insistuar që të lançohej në dimër, duke qenë se ishte baladë.

Ermali tregoi se ai po përgatit disa këngë solo dhe bashkëpinime me koelgë meshkuj, por emrat e tyre nuk preferoi t’i bënte publikë.

“Jam duke përgatitur disa bashkëpunime. Kam edhe disa këngë solo. Dhe mendoj që për një muaj do dal me diçka të re. Me meshkuj, janë këngë hite për mendimin tim. Po presim dhe pak të hapen diskotekat, sepse nuk dëgjohen vetëm”, u shpreh Fejzullahu.

Kujtojmë se bashkëpunimi me Fifin ka qenë edhe projekti i fundit muzikor i Ermalit.

LEXO EDHE:

Back to top button