Në Gjykatën Penale vazhdon sot gjykimi për rastin “Titanik”

Më dëshminë e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdoj gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”.
Lënda gjyqësore “Titanik” është një nga rastet e para të hapura nga ish PSP-ja, megjithatë edhe përkundër që ka kaluar një kohë e gjatë nga fillimi i procedurës, gjykimi akoma është në fazën e nxjerrjes së dëshmive.
Nga numri i përgjithshëm i dëshmive verbale të propozuara nga prokuroria deri në fund të kësaj faze dëshminë e tyre pritet ta japin edhe rreth 50 dëshmitarë.
Procesin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Lile Stefanovska.

LEXO EDHE:

Back to top button