VMRO DPMNE-ja me interpelancë edhe për Nikollivskin e Mariçiqin

Opozita maqedonase do të dorëzojë në kuvend interpelancë edhe për Ministrin për Anti-korrupsion Lupço Nikollivski dhe për Ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Deputetja Gordana Siljanovska tha se të dhënat e fundit të Transparency International se Maqedonia ndodhet në vendin 111 si vend i korruptuar, “drridhën vendin më shumë se tërmetet e fundit që ndodhën kohëve të fundit”.

Siljanovska tha se Ministri që duhet të luftoj korrupsionin dhe ministri i drejtësisë janë më të përgjegjshëm për situatën e këtillë.

Ajo shtoi se më mirë do të ishte të kishte dorëheqje nga ministrat.

LEXO EDHE:

Back to top button