Zaev nuk komenton kërkesën për faljen e biznesmenit Sead Koçan

Kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron ta komentojë kërkesën për faljen e Sead Koçanit. Biznesmeni, pas dy vite e dy muajsh burg, vendosi me kërkesë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë falje ose ulje së dënimit me burg, që është gjithsej katër vjet e tetë muaj.

Nuk mund të komentoja rreth faljes. Kjo është në kompetencë të presidentit – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Alsat tashmë ka njoftuar se Sead Koçani ka dorëzuar lutje për falje deri te Ministria e Drejtësisë. Ende nuk ka mendim nga ministria në fjalë. Një komision nga atje duhet tek tani ta shqyrtojë kërkesën. Duhet të shohë se çfarë lloj sjelljeje ka pasur Koçani prapa grilave, sa kohë ka kaluar gjithsej në Idrizovë dhe pastaj ta përcjellë kërkesën deri te zyra e Presidentit Stevo Pendarovski. Edhe atje, kërkesa e Koçanit, së bashku me mendimin e drejtësisë, do të shqyrtohet nga komisioni për falje. Ky organ brenda kabinetit presidencial përbëhet nga avokati i popullit, avokati i shtetit, avokat të tjerë, profesorë, mjekë dhe gjykatës në pension.

Komisioni i Faljes
Fehmi Stafa, Avokat i shtetit
Ljubomir Jovevski, prokuror i shtetit
Ljubomir Mihajlovski, avokat
Temelko Ristevski, avokat
Erol Rushid, mjek
Zora Mitiq, mjeke
Bozhin Avramovski, gjykatës në pension
Safet Aliu, ish -gjykatës i Gjykatës Supreme
Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit
Biljana Petkovska, Instituti Maqedonas për Media

Komisioni merr vendim me shumicë votash dhe së bashku me propozimin e Ministrit të Drejtësisë ia dorëzon ato kreut të shtetit i cili e merr vendimin përfundimtar. Ndryshe, Sead Koçani pas grilave është që nga 1 gushti i vitit 2019. Ai u dënua për formimin e një konsorciumi të rremë për të qenë konkurrues dhe për të fituar një tender për gërmim në TEC Manastir, në vlerë prej 17 milionë euro.

Bojan Stojanovski

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button