" "
Mesfushori i Interit, Stefano Sensi edhe zyrtarisht ka kaluar te skuadra e Sampdoria, në formë huazimi. Lojtari kërkon hapësirë më të madhe në dispozicion dhe këtë nuk mund ta gjente tek Interi.
26 vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e Simone Inzagi dhe tani te Sampdoria pritet të ketë më shumë minuta. Ndryshe Sensi në këtë sezon ishte vetëm një ndeshje në formacionin e parë duke filluar ndeshjen nga minuta e parë në Serie A.
Në fillim të sezonit, italiani mungoi për shtatë ndeshje, si pasojë e një lëndimi.








