5 shtëpi të djegura dhe një person në spital është bilanci i zjarrit në Tetovë

Zjarri që përfshiu rreth dy orë më parë lagjen Kllukot të Tetovës ka djegur plot 5 shtëpi, ndërsa një person ka përfunduar në spital me djegie në fytyrë dhe në trup, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit, pas dy orësh, kanë arritur  të venë nën kontroll flakët e zjarrit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra-tjetrës kanë vështirësuar tej mase punën e tyre. Ndërsa është vërejtur edhe mungesa e theksuar e ujit në shtëpitë e qytetarëve, ku ata me mjete rrethanore janë munduar të fikin zjarrin, por e kanë pasur të pamundur. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vërteta të zjarrit, një grup hetimor ndodhet ende në vendngjarje./Alsat

 

LEXO EDHE:

Back to top button