Hudolin: Ndihmë evropiane për përmbushjen e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së

Hudolin: Ndihmë evropiane për përmbushjen e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së

Bashkimi Evropian (BE) para disa javësh i dha rreth 80 milionë euro Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e pakos për mbështetje energjetike, me të vetmin qëllim që të zbusë harxhimet e qytetarëve për faturat e energjisë elektrike, por edhe t’ju ndihmojë bizneseve që janë prekur nga kriza energjetike, kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike” në Alsat, Shtefan Hudolin, nga delegacioni i BE-së. Sipas tij , ndihma do të përfshij masat afatgjate për vendin dhe rajonin.

“Përmes pakos dëshirojmë të mbështesim efekte afatgjate për kalim nga lëndët djegëse fosile (mazuti) drejt sistemeve efikase energjetike. Plotësisht, ndihma evropiane për shtetin dhe për rajonin do të drejtohet edhe në përmbushjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Gjelbër, neutralitetit klimatik deri në vitin 2050, dhe shpresojmë që përmes mbështetjes afatgjate dhe afatshkurtër ta tejkalojmë krizën, por në fund edhe të përmbushim qëllimin evropian, që në aspektin klimatik të jemi neutral”, deklaroi Hudolin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button