Hulumtimi: A e dini që ekspozimi i shkurtër ndaj ndotjes ndikon negativisht në vëmendjen, gjykimin dhe sjelljen?!

Ndotja e ajrit, d.m.th. edhe ekspozimi i shkurtër ndaj ndotjes redukton vëmendjen dhe ndikon negativisht në gjykim.

Gjegjësisht, siç shkruan The Guardian, aftësia e një personi për t’u përqendruar në detyrat e përditshme ndikohet edhe nga ekspozimi më i shkurtër ndaj ajrit të ndotur, sipas një hulumtimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Communications, tregoi se ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave PM ndikon në vëmendjen selektive dhe njohjen e emocioneve te subjektet – pavarësisht nëse ata marrin frymë normalisht përmes hundës ose gojës. Kjo mund të ndikojë në aftësinë e një individi për t’u përqendruar në detyra, për të shmangur shpërqendrimet dhe madje edhe për t’u sjellë në një mënyrë të pranueshme shoqërore.

– Pjesëmarrësit (në studime, p.p.) të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur nuk performuan mirë kur u tërhoqi vëmendja. Kjo do të thotë që ju mund të shpërqendroheni në jetën tuaj të përditshme. Blerja në një supermarket është një shembull i mirë… Mund të nënkuptojë se jeni më të prirur ndaj blerjeve impulsive ndërsa ecni nëpër dyqan, sepse nuk mund të përqendroheni në qëllimet tuaja, shpjegoi Dr. Thomas Fayerty nga Universiteti i Birminghamit, një nga hetuesit.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga testet njohëse që 26 pjesëmarrës i kryen para dhe pasi u ekspozuan ndaj niveleve të larta të grimcave PM, duke përdorur tymin e qirinjve dhe ajër të pastër, me ekspozim që zgjat një orë.

Ndotja e ajrit është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shëndetin publik në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndotja e ajrit të jashtëm shkakton rreth 4.2 milionë vdekje të parakohshme në mbarë botën çdo vit.

Studimi tregoi gjithashtu se pjesëmarrësit performuan më keq në njohjen e emocioneve pas ekspozimit ndaj grimcave PM.

“Ata janë më pak të aftë të njohin një fytyrë, nëse ajo është e frikësuar apo e lumtur dhe kjo mund të ketë pasoja për mënyrën se si ne sillemi me njerëzit e tjerë”, tha Fayerti.

Kështu, disa kërkime e lidhin ndotjen e ajrit me krimin e dhunshëm, veçanërisht në qytetet amerikane. Nga ana tjetër, kujtesa e punës e subjekteve nuk u ndikua, gjë që tregon se disa funksione të trurit janë më rezistente ndaj ekspozimit afatshkurtër ndaj ndotjes.

Studiuesit thonë se gjetjet mund të kenë implikime në fusha të rëndësishme socio-ekonomike, si arsimi dhe produktiviteti në punë.

– Hulumtimi është kryer në një popullatë të rritur klinikisht të shëndetshëm, që do të thotë se të anketuarit ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin probleme klinike të frymëmarrjes apo neurologjike… Megjithatë, disa grupe të tjera mund të jenë më të ndjeshme ndaj këtyre ndikimeve, shtoi Fajerti.

Studimi është pjesë e formësimit të politikave dhe masave të ardhshme të shëndetit publik.

– Projekti më i madh po studion burime të ndryshme të ndotjes që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme… Të tilla si emetimet nga pajisjet e gatimit, djegia e drurit, shkarkimet e makinave dhe produktet e pastrimit, për të parë nëse mund ta drejtojmë politikën në një drejtim të caktuar. “Nëse e dimë se produktet e pastrimit shkaktojnë shumicën e problemeve që unë përshkruaj, atëherë ne mund të ndikojmë në politika,” shpjegoi Faherty.

Qëllimi, thotë ai, është të rregullohen gjërat që janë thelbësisht të gabuara, në vend që thjesht të matet ajo që është në ajër pasi është ndotur.

LEXO EDHE:

Back to top button