Humbjet në Ukrainë, Putin: Nevojitet koordinim mes të gjitha strukturave për të garantuar suksesin

Humbjet në Ukrainë, Putin: Nevojitet koordinim mes të gjitha strukturave për të garantuar suksesin

Presidenti rus Vladimir Putin theksoi të martën nevojën për përditësimin e procedurave dhe kornizave rregullatorë për të siguruar suksesin e asaj që Moska e quan një “operacion special” në Ukrainë.

Deklarata është bërë ditën e sotme nga Kremlini.

“Është e nevojshme të përditësohen procedurat dhe kornizat rregullatore dhe ekonomia në tërësi, dhe industritë individuale, dhe të sigurohet operacioni special”, tha Putin, duke folur në takimin e parë të Këshillit Koordinues të sapoformuar.

“Çështjet e përditësimit dhe përmirësimit të procedurave administrative janë diskutuar shumë herë, por situata është e tillë që e gjithë kjo punë duhet të shikohet përsëri”, shtoi Putin.

“Ka nevojë për një koordinim të gjerë dhe të thellë midis të gjitha strukturave – si blloqet ekonomike dhe ato të pushtetit, dhe rajonet,” shtoi lideri rus.

Komentet e Putinit vijnë në një kohë kur Rusia po pëson një varg humbjesh në Ukrainë, duke përfshirë edhe rajonet që pretendon se po anekson, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

LEXO EDHE:

Back to top button