Nëntë ministra britanikë japin dorëheqje

Nëntë ministra britanikë japin dorëheqje

Nëntë ministria në qeverinë britanike kanë dhënë dorëheqje, pasi që Rishi Sunak është bërë kryeministër, raporton BBC.

Megjithatë, Sunak ka mbajtur Jeremy Hunt, që ish-kryeministrja Liz Truss e kishte emëruar në atë pozitë dy javë më parë.

Ministrat që braktisën postet e tyre janë Jacob Rees-Mogg, Simon Clarke, Wendy Morton, Chloe Smith, Brandon Lewis, Robert Buckland, Ranil Jaëardena, Kit Malthouse dhe Jake Berry.

Kujtojmë që mbrëmë është bërë e ditur që Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi që kandidatët e tjerë janë tërhequr nga gara për kryetar të Partisë Konservatore – duke i hapë rrugë Sunakut.

42-vjeçari, ish-ministër i Financave, do të jetë kryeministri i tretë britanike në më pak se dy muaj.

Multimilioneri, ish-kryetari i Fondit për Investime dhe analist i Goldman Sachs, do të jetë kryeministri i parë britanike me prejardhje indiane.

LEXO EDHE:

Back to top button