I ati i Nicki Minaj ka humbur jetën në një aksident, nuk dihen rrethanat

Robert Maraj, babai 64-vjeçar i reperes Nicki Minaj, humbi jetën të shtunën, 12 shkurt, në një aksident. Maraj po ecte përgjatë një rruge në Long Island të premten, kur u përplas nga një makinë, që më pas vazhdoi të ecte, sipas policisë dhe nuk ka asnjë përshkrim të dobishëm nga dëshmitarët.

Ngjarja ndodhi pasdite rreth orës 6 dhe direkt pas aksidentit, 64-vjeçari u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur një ditë më pas. Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj, nuk e ka adresuar ende publikisht vdekjen e të atit .

Këngëtarja më parë e ka përshkruar babain si të dhunshëm ndaj nënës së saj dhe në një intervistë për Rolling Stone në 2010-ën ka thënë se ai dikur “i vuri flakën shtëpisë së tyre me nënën e saj brenda”.

“Mbaj mend kur nëna ime e linte babanë tim të ishte i dhunshëm me të dhe ajo gjithmonë kujton historinë kur unë isha e vogël dhe shtrija krahët përpara saj për mbrojtje. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz më përshkruajnë si të ashpër apo të egër, sepse unë u betova që nga ajo moshë asnjë burrë nuk do të më abuzonte kurrë, nuk do të më trajtonte kurrë ashtu. Pastaj papritmas, ajo ishte jeta ime”, është shprehur reperja në dokumentarin e 2018-ës, “Queen”.

Burimi: The Guardian, Vulture

 

LEXO EDHE:

Back to top button