I jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani

I jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani

I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani i cili vdiq më 28 maj në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar prej një muaji.

Ish-presidenti Nishani është përcjell për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ku miq, kolegë e politikanë zhvilluan homazhet në Presidencë në nder të tij duke vlerësuar kontributin e tij.

Në lamtumirën e fundit nuk munguan edhe personalitete përtej Shqipërisë, si nga Kosovë e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë.

Në nder të tij sot është shpallur ditë zie kombëtare ku flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë për të nderuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit për vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button