I kërkuari për trafik droge në Itali arrestohet në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Leçes në Itali.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit P. N., 39 vjeç, banues në Dukat të Vlorës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

LEXO EDHE:

Back to top button