I nënshkruan largimet nga puna pa i lexuar, dy ofiqarë në Tetovë përfundojnë në Spital

I nënshkruan largimet nga puna pa i lexuar, dy ofiqarë në Tetovë përfundojnë në Spital

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Punonjësit e Drejtorisë së Librave Amë në Tetovë të cilët më shumë se një muaj janë në grevë, ankohen për presione të shumta, shkruan Alsat.

Të punësuarve iu ka mbërritur një urdhëresë me shkrim nga Drejtoria Qendrore ku është kërkuar të nënshkruajnë se nuk do të kthehen më në vendet e tyre të punës.

“Më e keqja është se urdhëresa na ka ardhur me fletë dërgesë që ligjërisht duhet të nënshkruhet edhe pse nuk ka nevojë të dërgohet në këtë mënyrë sepse ka mundur të jetë si njoftim për të punësuarit. Me keqardhje e them në këtë moment dy koleget tona janë alivanosur sepse iu është dërguar ta nënshkruajnë pa e lexuar këtë urdhëresë nga drejtoria jonë për Tetovën. Pasi e kanë lexuar e kanë parë gabimin dhe është përkeqësuar gjendja e tyre kanë përfunduar në spital. Kanë pasur presion nga ana e drejtorit tonë në Tetovë dhe atij gjeneral në Shkup”, tha Naser Xhemaili, Anëtar i Sindikatës së Punëtorëve.

Nëse nuk zgjidhjet çështja e punëtorëve të Librave Amë, paralajmërohet radikalizm i protestave nëse brenda javës nuk gjendet zgjidhje.

“Nëse nuk merret ndonjë vendim për ta rregulluar këtë çështje, javën që vjen, nga e hëna do jemi në protestë në disa lokacione në kryeqytet”, u shpreh Naser Xhemaili, Anëtar i Sindikatës së punëtorëve.

“Apeloj deri tek përgjegjësit që thonë se do shkurtojnë rrogat për dyzet për qind madje edhe largime nga punë, mos të marrin një hap të tillë sepse nëse ndodh kjo e patë si e bllokuam gjysmën e Shkupit dhe do detyrohemi ta bllokojmë gjithë Shkupin dhe patjetër kjo të merr zgjidhje”, theksoi Marjan Ristevski, Kryetar i konferederatës së organizatave sindikale.

Të punësuarit në librat amë në Tetovë, kanë paralajmëruar se nga sot, nuk do të realizojnë as kurorëzimet, edhe pse këtë shërbim e bënin deri më sot. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button