I nxehti “pushton” Lindjen e Mesme, në Izrael temperatura arrin në 46 gradë

I nxehti “pushton” Lindjen e Mesme, në Izrael temperatura arrin në 46 gradë

Një valë të nxehti që zbret në Lindjen e Mesme bëri që temperaturat në Izrael të rriteshin dhe fëmijët të dilnin ku kishte burime uji, në plazhe dhe pishina.

Shërbimi Meteorologjik i Izraelit parashikon se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të dielën, me temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 46°C në Luginën e Jordanit.

”Deri të dielën, ndezja e zjarrit në parqet kombëtare dhe rezervatet natyrore do të ndalohet për shkak të rrezikut të ndezjes së zjarreve, disa vende ose shtigje ecjeje do të mbyllen”.

Ekspertët rekomandojnë të pihet shumë ujë, të mos lihen fëmijët ose kafshët shtëpiake në automjete të parkuara dhe të shmanget dalja nga ora 11:00-13:00 kur dielli është në pikën më të lartë në qiell.

LEXO EDHE:

Back to top button