I paprekshëm te Barça, refuzohet oferta 70-milionëshe

Pavarësisht vështirësive dhe situatës delikate ekonomike, paratë nuk janë prioritare në varësi të cilësdo çështje. Barcelona mori një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Arsenali në janar për brazilianin Rafinja. Ky lojtar i kushtoi 58 milionë fikse dhe pothuajse 7 në formë variablash klubit blaugrana, por një e pesta do të ishte amortizuar.

Pra, financiarisht ishte një biznes i mirë, por Laporta tha jo. Braziliani është një vlerë për të ardhmen, tek i cili ka besim edhe stafi teknik, edhe trajneri. Prandaj, të gjithë në unison e hodhën poshtë shitjen e tij. Këtë sezon, anësori brazilian ka luajtur 32 ndeshje për Barçën, me 7 gola dhe 9 asiste.

Rafinja u formua në radhët e të rinjve të Avaí FC në Brazil, derisa bëri debutimin e tij me ekipin e parë në moshën 19-vjeçare. Pak kohë më vonë nënshkroi për Vitória Guimarares të Primeria Liga Portugeze. Dy vite më vonë, në sezonin 2018-2019, Raphinha nënshkroi me Sporting Club, gjithashtu portugez, për 6.5 milionë euro.

Në verën e vitit 2019, një sezon më vonë, Rafinja shkoi te Rene, e cila pagoi 21 milionë për të. Leeds mori përsipër shërbimet e tij në verën 2020 për 18.6 milionë euro. Sipas faqes zyrtare të Barçës, “ai është një anësor teknik, me driblime të mira dhe vendimmarrje të mirë.

Rafinja ka një lojë goditëse dhe tërheqëse që, shoqëruar me pjekurinë dhe mentalitetin e tij, e bën atë të lumtur dhe të dobishëm. Këmba e tij natyrale është e majta, megjithëse mund të luajë në cilindo nga pozicionet e sulmit. Ai ka një vizion shumë të mirë të lojës dhe një goditje të mirë të topit. Për rrjedhojë, ai është një ekzekutues i mirë i goditjeve të lira”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button