I riu nga Çairi që shndërroi një Audi A3 në veturë unike – Ja sa shpërblime i ka fituar

I riu nga Çairi që shndërroi një Audi A3 në veturë unike – Ja sa shpërblime i ka fituar

Gazetar: Avni Tahiri

Ky është zëri unik i veturës së Burhanit nga Çairi i Shkupit të cilën nga Audi A3 e ka shndërruar në veturë  unike.

Në Audin e tij deri tani ka investuar mbi 8 mijë euro, shkruan Alsat.

Çmimi i fundit që ka marrë është disa ditë më herët për zërin dhe dizajnin unik te kësaj veture.

“Ky çmimi është vendi i dytë për ‘ekstrime’, vetura më e rregulluar dhe për ‘tuning’ mora vendin e dytë ne RMV. Këtë e kam çmimin e parë për mysafirin më të kompletuar që merr pjesë në të gjithë Ballkanin. Ky është para tre viteve, në Shkup është bërë mbledhja dhe kam qenë në TOP 3, dhe ka qenë vetura e dytë më e rregulluara në event”, tregon Burhan Ali.

Pasionin për vetura e ka filluar që në moshë të re dhe në të ardhmen dëshiron të ketë edhe koleksionin e tije me vetura të tipit Old timer.

“Investimi është shumë i madh, të llogarisim të gjitha kalon diku 7-8 mije euro por ndoshta edhe më shumë. Gjithçka që sheh në këtë veturë, dyer, pjesët tjera dhe mbrojtësen përpara, tepihët dhe dritat, pra gjithçka është investim nga zero”, u shpreh Burhan Ali.

Burhani këshillon të gjithë të rinjtë që kanë pasion veturat të mos i keqpërdorin për të shqetësuar qytetaret por te bëhen pjese e klubit ku aji është edhe kryetar dhe me zërat unik te fitojnë edhe çmime në garat që organizojnë.

“Të rinjve u kisha thënë që të mos investojnë neper aparate por të investojnë në vetura por jo të pengoje qytetarët që mos të mund të flenë natën, unë këtë veturë e kam por kur kaloj të gjithë fotografojnë dhe dua të jem shembull për të mirë e jo për keq”, tha Burhan Ali./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button