I sekuestrohen rreth 68 mijë paund në Rinas, vihet nën hetim 63-vjeçari nga Tunizia

67 850 paund janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit nga Policia Kufitare.

Sipas njoftimi të policisë këto para i përkisnin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, personi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

LEXO EDHE:

Back to top button