Trump pritet të nominojë Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump raportohet se dëshiron të dominojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti pritet që ta bëjë këtë njoftim në mbrëmjen e 26 shtatorit.

Duke cituar burime që kanë njohuri për këtë çështje, mediat amerikane, përshirë New York Times dhe CNN, kanë raportuar që Trump do ta dominojë Barrett.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se ka vendosur për emrin që do të dominojë për Gjykatën Supreme, por nuk tregoi se për cilin kandidat bëhet fjalë.

Trump dhe republikanët në Senat janë zotuar se do të gjejnë zëvendësuesen e gjyqtares, Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja liberale që vdiq në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.

Lule dhe mbishkrime të vendosura nga mbështetësit e gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, pas vdekjes së saj.
Vdekja e Bader Ginsburg i jep mundësi republikanëve që të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në këtë gjykatë në 6 me 3, në kohën kur vendi është thellësisht i ndarë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme kanë mandat të përjetshëm dhe marrin vendime për çështjet të ndjeshme politike, prej abortit dhe migracionit deri për çështjet e të drejtave civile dhe ligjeve për armët.

Demokratët, përfshirë edhe kandidatin presidencial, Joe Biden, kanë argumentuar se zëvendësi i Ginsburg, duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve presidenciale./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button