Ia dëmtojnë veturën në praking, Jançeva akuzon VMRO-DMNE: Është kthyer metoda e regjimit
Ljubica Jançeva, kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetare e Kuvendit të Përgjithshëm të LSDM-së në Aerodrom, përmes një komunikate për media, ka treguar se mbrëmë në prakingun përballë ndërtesës ku ajo banon, i është dëmtuar makina, shkruan Alsat.
Ajo, për këtë akuzon VMRO-DPMNE, duke thënë se me kthimin e tyre në Komunën e Aerodromit, është kthyer edhe metoda e regjimit.
“Rasti është denoncuar në polici dhe pres që së shpejti të zbulohen autorët e këtij sulmi tinëzar ndaj meje dhe pronës sime. Kjo, zonja dhe zotërinj, është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së, një parti që nuk ka kaluar përtej matricës së regjimit të dhunës, kërcënimeve dhe presioneve. Nuk ka asnjë ndryshim aty, janë të njëjtat metoda nga koha më e errët e regjimit. Por kjo tregon edhe dëshpërimin, pafuqinë dhe frustrimet e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoski”, thuhet në komunikatën që ajo ka lëshuar për media./ Alsat.mk







