Një banor i Gostivarit akuzohet për sulm ndaj zyrtarëve të policisë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj 49-vjeçarit nga Gostivari, i dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë nga neni 383 paragrafi 1 i Kodit Penal”. Më 4 gusht, i pandehuri ka sulmuar dy zyrtarë policorë që kryenin kontroll të komunikacionit në magjistralen Kërçovë-Gostivar. Ai punonte si roje në guroren përballë së cilës ishte parkuar automjeti i trafikut të policisë. Ndërkohë që efektivët kishin ndaluar një automjet për kontroll, i pandehuri iu afrua dhe fillimisht filloi t’i kërcënonte dhe t’i ndiqte verbalisht.

Policia e paralajmëroi të mos kërcënonte se do të ndalohej dhe se e gjithë ngjarja po filmohej nga kamerat në uniformat e tyre. Në atë moment, i pandehuri ka tentuar të presë kabllon e kamerës zyrtare dhe më pas ka marrë një lopatë dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë. Pas çka është mposhtur nga ana e policëve dhe është arrestuar.

LEXO EDHE:

Back to top button