Ibra shënon rekord te Milani, heq dorë nga penaltitë

Zlatan Ibrahimoviç shënoi një gol në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Veronës dhe përveçse ndihmoi Milanin të shmang humbjen, u bë i pari futbollist i kuqezinjve që shënon në 7 ndeshje radhazi në Serinë A. Megjithatë në përfundim të ndeshjes gjiganti suedez nuk ishte aspak i lumtur dhe nuk e fshehu zhgënjimin si për mos arritjen e fitores, ashtu edhe për humbjen e një penalltie në pjesën e dytë të ndeshjes.

Jam i acaruar sot, pasi nuk arritëm të marrim fitoren dhe për më tepër humba edhe një penallti. Na vjen shumë keq, pasi kishim shumë raste shënimi, megjithatë e rëndësishme ishte që të mos humbnim dhe të mos humbim besimin.

Mediat italiane e ngacmuan sulmuesin e Milanit dhe nxisin një luftë me Kristiano Ronaldon për “Topin e Artë”, pasi që portugezi shënoi gol për Juventusin në barazimin 1-1 në terrenin e Lacios.

Të fitosh është gjithmonë mirë, por mua nuk më duhet një trofe për të kuptuar se jam më i forti. Pas penalltisë që humba sot, drejtuesit janë hidhëruar pak me mua, ndaj herën tjetër do lë Kessie të gjuajë, për të qenë në një situatë më të mirë…

LEXO EDHE:

Back to top button