Arrestohen dy qytetarë të Gostivarit, posedonin heroinë

brëmë diku rreth orës 22:40 minuta zyrtarë policorë nga njësiti kundër drogës dhe armëve ilegale na afërsi të urës së Negotinës-Gostivar, kanë privuar nga liria dy qytetarë të Gostivarit N.D. 34 vjeç dhe Sh.D. 50 vjeçar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe lëshim në përdorim të substancave narkotike dhe drogës”.

Sipas njoftimit të policisë, derisa Sh.D. ka drejtuar makinën “Pezho”, me targa të Gostivarit në të cilën si bashkë-udhëtar ka qenë N.D. nga ana e zyrtarëve policorë është dhënë shenjë për të ndaluar, por kjo nuk është përfillur nga vozitësi SH.D. i cili përkundrazi ka rritur shpejtësinë e makinës, nga e cila është hedhur një qese me materie të panjohur ngjyrë kafe, e cila më pas është gjetur dhe konfiskuar nga policia. Dy personat në fjalë pas pak janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor-Gostivar për procedurë të mëtejme.

LEXO EDHE:

Back to top button