Ibrahimoviç, i nervozuar me paraqitjen e ekipit

Zlatan Ibrahimovic nuk e pranoi mirë humbjen e Milanit kundër Lille, me suedezin që dukej i irrituar kur u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes. Ibra filloi lojën, por u zëvendësua në minutën e 61’, për t’i liruar vendin Ante Rebic. “Rossonerët” përfunduan serinë e tyre të pamposhtur prej 24 ndeshjeve, kur u mundën 3:0 nga Lille në Ligën e Evropës.

Mediat italiane raportojnë se Ibra dukej i irrituar dhe gjestet e tij drejt Stefano Piolit në stol konfirmojnë se ai nuk ishte aspak i lumtur, si për rezultatin ashtu edhe për performancën e klubit.

Unë nuk e dëgjova atë që tha ai, padyshim se ai nuk është i kënaqur me performancën e tij dhe të ekipit. Ne gjithashtu do të rritemi përmes kësaj paraqitje jo të mirë”, tha Pioli pas ndeshjes.

Ndërkohë “Il Corriere dello Sport” raporton se Ibra nuk ishte i lumtur dhe këtë do ta bëjë të qartë për shokët e skuadrës kur të kthehen në stërvitje.

LEXO EDHE:

Back to top button