Ambientalistët: Metoda e pastrimit po dëmton Drinin e Zi

Lumi Drini i Zi në Strugë, tashmë 10 ditë i ngjan një vend ndërtimi. Makineri të rënda të ndërtimit, maune dhe ekskavatorë, po punojnë për të thelluar shtratin e lumit, dhe për ta pastruar atë nga mbetjet e akumuluara për gati katër dekada. Edhe pse ata që e njohin situatën besojnë se një aktivitet i tillë ishte më se i nevojshëm, ata mendojnë se mënyra e realizimit të punëve, është dashur të realizohet ndryshe, pra me metoda ekologjike.

Është një projekt i zbatuar me ndihmën e UNDP-së dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën e Strugës.

Pastrimi i fundit i shtratit të lumit u krye në vitin 1985. Një sasi serioze e materialit të tillë të grumbulluar do të hiqet nga shtrati i lumit, i cili është një rrezik serioz gjatë përmbytjeve, sepse i gjithë uji që bartet nëpër lumin Drini Zi, pas shtratit të rregulluar të lumit paraqet rrezik për përmbytjen e vendbanimeve përgjatë lumit Drin”-tha Nikolla Zdravevski-menaxher i projektit në UNDP.

Por Zdraveski, për dallim nga ambientalistët, thotë se sipas lejeve të marra nga Ministria e Mjedisit, aktivitetet e ndërmarra nuk do të kenë ndikim negativ në botën e gjallë në vetë lumin, sepse ajo që po pastrohet tani është vetëm shtrati i lumit në pjesën urbane të qytetit. Është marrë parasysh që shtrati i lumit të mos lihej në asnjë moment pa ujë, pra të kishte një minimum biologjik. Pritet të nxirren rreth 2000 metra kub sediment, llum dhe material tjetër.

Miki Trjkovski

LEXO EDHE:

Back to top button