Regjistrohen 161 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë publikoi bilancin ditor të virusit korona në vend, ku mbi 20% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit prej 771 testeve të bëra janë regjistruar 161 raste të reja me CoVid-19. Shkupi kryeson në listë me 90 raste të reja, Gostivari 15 dhe Kumanova 11. Ndërkaq 12 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar në total 846 numrin e jetëve të humbura. 7 pacientë nga Shkupi dhe nga 1 prej Struge, Tetove, Manastiri, Kavadari dhe Prilep, të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 154 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të pandemisë ka arritur në 23,788, prej tyre aktualisht janë 5550 raste aktive.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button