Zeqiri: Karantina e re eventuale, goditje serioze për ekonominë

Masa të reja kufizuese si mbyllja e ekonomisë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve do të nënkuptojë kolaps për një numër të madh të ndërmarrjeve. Sipas akademikut Izet Zeqiri, sektori privat nuk mund të mbijetojë një periudhë tjetër karantine. Sipas tij, është e nevojshme të shtohen kontrollet e inspektimit në objektet hotelierike, dhe në të gjitha vendet e tjera ku lëvizin të rinjtë. Inspektoratit të tregut duhet t’i japin mbështetje edhe inspektoratet e tjera.

- Advertisment -

Në asnjë rast nuk duhet të mendojmë për mbylljen e sektorëve siç ishte në fillim të pandemisë, thotë profesori universitar Marjan Petrevski. Ai beson se qytetarët në një farë mënyre tashmë kanë mësuar të jetojnë me virusin dhe në pjesën më të madhe i respektojnë protokollet shëndetësore.

Nuk pres që të kemi mbyllje me të madhe siç e pamë në tremujorin e dytë, kjo absolutisht nuk është e dëshirueshme, do të thosha që kjo për momentin nuk është as e nevojshme. E vetmja gjë që do të thosha se qeveria duhet të bëjë është t’i menaxhojë rreziqet shëndetësore dhe ekonomike paralelisht, natyrisht me kufizime të caktuara për subjektet ekonomike, por jo me mbyllje të plotë – u shpreh Marjan Petreski – Profesor universitar.

Akademiku Zeqiri beson se tre pakot e masave deri më tani nuk kanë dhënë efektet e dëshiruara. Ai shton se pakoja e katërt e masave duhet të rrisë numrin e punëtorëve që do të marrin pagë minimale dhe e njëjta të përfundojë në llogaritë e punëtorëve në mënyrë që të mos ketë keqpërdorim të mundshëm të parave të shtetit dhe qytetarët të mos kenë asnjë obligim për të pritur para bankave. Petreski nga ana tjetër thotë se nëse Qeveria vendos të mbyllë ekonominë, patjetër duhet të shqyrtohet parashikimi për rritjen e PBV-së, i cili në atë rast do të zvogëlohet në mënyrë plotësuese.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button