Ibrahimoviç: Mbappe do të fitojë përsëri një Botëror

Ibrahimoviç: Mbappe do të fitojë përsëri një Botëror

Në sjelljen aspak të hijshme të lojtarëve të kombëtares së Argjentinës, pas fitores së Botërorit 2022, Zlatan Ibrahimoviç ka reaguar. I ftuar në emisionin e mëngjesit “France Inter”, për të folur për premierën e filmit “Asterix and Obelix” në të cilën ai është aktor, sulmuesi suedez ndër të tjera ka komentuar për Messin dhe Mbappe.

“Messi konsiderohet lojtari më i mirë në histori dhe isha i sigurt se do të fitonte. Ajo që do të ndodhë është që Mbappe do të fitojë sërish një Botëror. Unë nuk jam i shqetësuar për të. Unë shqetësohem për të tjerët në Argjentinë, sepse ne do të kujtojmë Messin, por të tjerët që u sollën keq, nuk mund t’i respektojmë.

Për mua, duke folur si një lojtar profesionist, është një shenjë se do të fitosh një herë, por jo përsëri. Nuk mund të fitosh më me këtë sjellje të pahijshme”, është shprehur Zlatan Ibrahimoviç.

Filmi “Asterix and Obelix”, me regji të Guillaume Canet, do të shfaqet premierë në kinema më 1 shkurt. Ibrahimoviç ka rolin e krahut të djathtë të Julius Cezar./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button