" "
Agim Ibraimi, mund të vazhdojë karrierën te skuadra e Dinamo Tiranës. Pas sezonit të shkëlqyer te skuadra e Kukësit, ku arriti që të shënojë 15 gola, mund të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Dinamo Tiranës, e cila insiston për firmën e mesfushorit shqiptarë. Që tani është aktivizuar oferta zyrtare në adresën e Agim Ibraimit, pasi që ajo me Kukësin, mbyllet në fund të këtij muaji. Mesfushori dhe reprezentuesi i Maqedonisë, ka edhe disa oferta konkrete nga disa skuadra të Shqipërisë, mirëpo duket se ajo e Dinamo Tiranës, e cila do të garojë në Superligë, është më joshëse. Tani mbetet që 32 vjeçari të vendos se ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.








