Kozlovski, futbollisti më i ri në “EURO 2020”

Futbollisti i Polonisë, Kasper Kozllovski, ka vendosur një rekord të ri në Kampionat Evropian të futbollit. Mesfushori polak u bë futbollisti më të ri me moshë që paraqitet në “Euro 2020”. Me inkuadrimin e tij në lojë në minutën e 55-të, mesfushori polak, ka thyer rekordin e Xhud Bellingamit, i cili ndeshjen e parë në Kampionat Evropian, e zhvilloi në moshën 17 vjeçare e 349 ditë. Tani Kozlovski është pronar i rekordit të ri me moshë 17 vjeçare dhe 246 ditë. Kujtojmë se përballja e Grupit “E” në mes Polonisë dh Spanjës u mbyll me barazim 1-1.

(Foto: Sport.pl)

LEXO EDHE:

Back to top button