Ronaldo barazon rekordin e Kloses

Kristiano Ronaldo vazhdon me rekordet e reja në Kampionatet Evropiane dhe ato botërore. Goli i realizuar nga Ronaldo në min e 15’ kundër Gjermanisë, ishte i një rëndësie të veçantë. Me këtë gol 36- vjeçari, barazoi rekordin e Miroslav Klose, për më së shumë gola të realizuar në historikun e dy kompeticioneve të mëdha, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, në të cilin janë shfaqur futbollistët evropian. Portugezi, në histori të këtyre kompeticioneve ka realizuar 19 gola, aq sa ka edhe Miroslav Klose, ndërsa pas tyre reshtohen Gerd Myler me 18, Jyrgen Klinsman me 16 dhe Mishell Platini me 14 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button