Ibraimi: Raporti i revizionit, për punën e Milikije Halimit

Ibraimi: Raporti i revizionit, për punën e Milikije Halimit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Raporti i Shtetëror i Revizionit për Komunën e Haraçinës i referohet udhëheqësisë së kaluar dhe kontrolli është bërë me kërkesë të kryetarit aktual. Ridvan Ibraimi thotë se komunën e ka gjetur me shumë parregullsi dhe keqpërdorime nga ana e udhëheqësisë së kaluar dhe pret përgjegjësi për këtë. Ai amniston qytetarët për mospagesë të pronës deri më tani, pasi një gjë të tillë nuk ua ka mundësuar komuna. Ai tha se ky proces tashmë ka filluar dhe deri më tani janë regjistruar 2091 shtëpi, prej të cilëve 15 përqindëshi tashmë kanë paguar vullnetarisht. Pritet të regjistrohen edhe 450 shtëpi të tjera.

“Gati të gjitha pronat janë vlerësuar, janë regjistruar dhe vendimet kohë pas kohe lëshohen në terren. Po e potencoj kohë pas kohe se unë me marrjen e mandatit nuk gjeta një databazë ose një program të tillë dhe këtë u desht ekipi në terren shtëpi për shtëpi, të bën regjistrimin, vlerësimin e pronave, dhe qytetarët tonë të kenë këtë të drejtë, të kenë mundësi, t’ua mundëson komuna, të bëjnë pagesën dhe kjo me shumë përgjegjësi po e them se kjo po kryhet dhe deri më tani pagesën”, u shpreh Ridvan Ibraimi, Kryetar i Komunës së Haraçinës.

Në raportin e publikuar të Entit Shtetëror për Revizion janë konstatuar një sërë parregullsish, ku mes tjerash edhe çështja e regjistrimit të pronave.

“Komuna nuk mbanë regjistër të pronës së patundshme, nuk lëshon vendime për borxhin për tatimin në pronë ndaj personave fizikë dhe juridikë, ndërsa tatimi i shitjes së patundshmërive dhe tatimi i trashëgimisë dhe dhuratës nuk përcaktohet në pajtim me Metodologjinë për përcaktimin e vlerës në treg”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Në raportin e revizionit theksohet edhe mungesa e pasqyrës së plotë nga tatimi komunal, që paguhet gjatë regjistrimit të automjeteve dhe tatimit komunal për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik.

LEXO EDHE:

Back to top button