Ide gjeniale për një mëngjes të shpejtë dhe të lehtë, gati në pak minuta

Ide gjeniale për një mëngjes të shpejtë dhe të lehtë, gati në pak minuta

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por për shkak të përgjegjësive, mungesës së kohës dhe mënyrës së shpejtë të jetesës, shumë njerëz e anashkalojnë atë.

Nëse nuk e keni idenë se çfarë të përgatisni shpejt, frymëzimin mund ta gjeni në profilin e Diane Morrissey në Instagram, e cila në video të shkurtra sjell receta të thjeshta për mëngjes dhe ushqime të tjera.

Në dy copa bukë të thekur bëni dhëmbje me lugë dhe lyejini skajet me gjalpë. Shtoni një copë proshutë gjeldeti në secilën pjesë të bukës, më pas shtoni një vezë, pak djathë të grirë, kripë dhe piper. Rregulloni gjithçka në letër furre dhe piqeni në furrë për disa minuta derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë kafe të artë.

Një mëngjes i shijshëm dhe i shëndetshëm për të nisur ditën është gati në vetëm pak minuta.

Në profilin e saj mund të gjeni ide të shumta për ushqime të shpejta me përbërës shumë të thjeshtë në dispozicion të të gjithëve.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button