Ideja e drekës: Burgerë pule

Burgerët e pulës janë një ide e mrekullueshme për drekën kur nuk dini çfarë të përgatisni.

Kur nuk keni frymëzim për drekë, bëni hamburgerë me mish të bardhë. Ato mund të hahen vetëm, por nëse dëshironi një pjatë anësore mund të përgatisni një pure interesante me lulelakër ose një sallatë freskuese. Ka shumë mundësi që përbërësit t’i keni tashmë në shtëpi.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 copa fileto pule
  • majdanoz
  • 3 vezë
  • 80 gr mocarela
  • 3 lugë majonezë
  • 50 gr miell
  • kripë
  • piper
  • hudhër pluhur
  • vaj

Përgatitja:

Pritini pulën në kubikë. Shtoni majdanozin e grirë dhe vezët. I trazojmë mirë, më pas i shtojmë mocarelën e grirë dhe majonezën. Shtoni kripë, piper dhe hudhër pluhur. I trazojmë mirë. Më pas shtoni miellin dhe përziejini gjithçka mirë. Nxirreni masën me një lugë dhe vendoseni në vajin e nxehur. Skuqini derisa të mendoni se janë gati.

LEXO EDHE:

Back to top button