Ideja e drekës: Qofte në salcë të ëmbël dhe të thartë

Qoftet e përgatitura në këtë mënyrë do t'ju fitojnë. Ato janë tepër të lëngshme dhe të shijshme, dhe përgatiten lehtë

Mishi i grirë është i përshtatshëm për të bërë një shumëllojshmëri gatimesh dhe qoftet janë pikërisht një prej tyre. Ballkanasit janë mësuar t’i hanë në salcë domatesh me pure, por kjo mënyrë e përgatitjes do t’ju habisë. Duke qenë se mishi i grirë shkon shumë me shije të ndryshme, provoni recetën e qofteve në salcë të ëmbël dhe të thartë. Nëse ju pëlqen të eksperimentoni në kuzhinë dhe jeni adhuruese e ushqimeve të mira, kjo recetë do t’ju pëlqejë patjetër.

  • 600 g mish viçi të bluar
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë ketchup

Për salcën:

  • 3 lugë salcë soje
  • 2 lugë gjelle uthull orizi
  • 1 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 lugë gjelle salcë e ëmbël dhe e thartë
  • 1 thelpi hudhër
  • majdanoz

Përgatitja:

Mishit të grirë i shtojmë qepën e grirë imët, vezën, kripën, piperin, e spërkasim me hudhër dhe e mbulojmë me ketchup. Përziejini mirë dhe formoni qofte. Më pas i skuqni në pak vaj, më pas shtoni salcën që keni bërë duke përzier salcën e sojës, uthullën e orizit, sheqerin kaf dhe salcën ëmbël e thartë. Hidhni sipër qofteve dhe shtoni hudhrën e grirë hollë. Skuqini edhe pak për të thithur salcën, më pas shërbejeni dhe spërkateni me majdanoz të grirë.

LEXO EDHE:

Back to top button