IFFHS shpalos trajnerin më të mirë të vitit 2022

Lionel Skaloni fitoi çmimin për trajnerin më të mirë të vitit 2022. Jo vetëm për fitimin e Kupës së Botës në Katar me Argjentinën, por edhe sepse u zgjodh nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, Historisë dhe Statistikave (IFFHS), ndër të tjera me një diferencë të madhe në krahasim me ndjekësit e tij.

Një sukses i duhur dhe i pritshëm, duke qenë se bëhet fjalë për trajnerin që udhëhoqi “Albiceleste”-n drejt fitores së titullit të tretë radhazi, pas “Copa America” dhe “Finalissima”.

 

“Top 10” e trajnerëve më të mirë në botë në vitin 2022, sipas renditjes së IFFHS

 

Lionel Skaloni (Argjentinë)           – 240 pikë

Didier Deshamp (Francë)              – 45

Valid Regragui (Marok)                  – 30

Zlatko Daliç (Kroaci)                      – 20

Hajime Morijasu (Japoni)              – 15

Luis van Gaal (Holandë)                 – 10

Greg Berhalter (SHBA)                    – 10

Herve Renard (Arabia Saudite)       – 5

Tite (Brazil)                                      – 5

Pablo Bento (Korea e Jugut)          – 5

 

LEXO EDHE:

Back to top button