Ikardi: Dua të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë

Sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi, është huazuar nga PSZH te Gallatasaraj-i për një sezon dhe ka përjetuar një pritje të magjishme nga tifozët.

“Mënyra se si më pritën tifozët e Galatasaray është shumë emocionuese, jam shumë i lumtur që jam këtu. Tani për tani do të jem këtu për një vit dhe qëllimi është të bëj gjëra të mëdha dhe të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Ishte një negociatë e gjatë. Dy muaj, shumë të vështira, por në fund jemi këtu, unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur.”

Këto kanë qenë fjalët e para të Ikardit për Gallatasaraj-in, raportuar nga kanali zyrtar i klubit turk./abcneës/

LEXO EDHE:

Back to top button