Ish lojtari i Interit do të ulet në stolin e Bolonjës

Skuadra e Bolonja ka njoftuar se ka gjetur zëvëndësuesin për Mihajloviqin e shkarkuar. Sipas mediave italiane skuadra italiane ka zgjedhur Tiago Mota-n për të marrë trashëgiminë e trajnerit serb.

Marrëveshja me ish-trajnerin e Spezias është totale, kontrata do të zgjasë dy vjet, me një pagë 1,1 milionë euro në sezon. Duke përjashtuar pengesat, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, italo-braziliani do të ulet në tribunat e “Dall’Ara” për të parë ndeshjen kundër Fiorentinës.

Prandaj debutimi i tij në stol është shtyrë, por sipas të gjitha gjasave Tiago do të ketë mundësinë të studiojë nga afër ekipin e tij të ri këtë fundjavë./Albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button