Ilaçi kundër Covid-19, Invermectin prej sot mund të blihet në barnatore

Ministria e Shëndetësisë njofton se që nga dita e sotme qytetarët do të mund të furnizohen me ilaçin ERMETIN (invermectin). MSh njofton se ilaçi do të shitet me çmim prej 299 denarëve në tableta prej 3 mgx10. Ermetin është prodhuar nga kompania turke World Medicine Ilac San.Ve.Tic, transmeton Alsat.

- Advertisment -

Autoritete shëndetësore njoftojnë se ky ilaç mund të merret vetëm me recetë të mjekut amë ose specialist. Ilaçi mund të përdoret gjatë trajtimit shtëpiak ose spitalor të Covid-19, por edhe për parandalim të sëmundjes, vetëm me rekomandimin e mjekut, respektivisht nëse një person ka qenë në kontakt me ndonjë pacient pozitiv me Covid-19.

Studimet klinike që do të duhet të tregojnë efikasitetin e ivermectinës tek pacientët me COVID-19 janë duke vazhduar .Rezultatet përfundimtare nuk janë botuar akoma në revista shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë që ivermectina ka efekt në trajtimin e COVID-19 si dhe mbrojtjen e personave të ekspozuar.

LEXO EDHE:

Back to top button