Ilir Daja: Duhet të luftojmë edhe më fort

Skuadra e Ballkanit është gati për duelin e radhës ndaj Sivasporit në Ligën e Konferencës. Kampionët e Kosovës arritën një sukses historik dhe drithërues 3-4 në Turqi, i pari për ta në fazën e grupeve në kompeticionit europiane. Në Suharekë kanë nisur të ëndërrojnë kualifikimin, por më parë duhet arritur një tjetër fitore ndaj skuadrës turke. Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja preku disa tema në konferencën për shtypin përpara duelit të së enjtes në “Fadil Vokrri”.

“Mendoj se sa më larg të shkojmë aq më të vështira bëhen gjërat. Do të mbështetemi te tifozët dhe mendoj se do të bëhet pak më e lehtë nga mbështetja e tyre. Stadiumi do të jetë plot, që do të thotë se përgjegjësia do të jetë më e madhe.

Nuk ka ndeshje të lehtë, të katër ekipet renditen me nga katër pikë. Jemi gati, por duhet të bëjmë akoma më shumë se sa bëmë një javë përpara.

 

 

Duhet të vazhdojmë të jemi cinikë dhe të bëjmë atë që kemi bërë deri tani. Nuk mund të ndryshojmë shumë, pasi nuk është se i përgatitim shumë këto ndeshje, sepse kemi pak ditë në dispozicion. Nëse do kishim më shumë kohë në dispozicion, mund të kishim edhe 2-3 strategji të tjera.

Duhet të luajmë akoma më fort në fushën tonë. Nëse nuk luajmë në grup, kualitetet e Sivassporit mund të na dëmtojnë në çdo moment.

 

Si njerëz të sportit kemi kërkuar që të zhvillohet infrastruktura dhe akademitë e klubeve. Të jenë primare edhe për shtetin, pasi më shumë fusha do të thotë më shumë talente dhe rritje e nivelit të kampionatit. Kështu mund të shtohet numri i lojtarëve që do të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës”, deklaroi Ilir Daja.

 

Ndeshja Balkani-Sivaspor, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 21.00.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button