Imami u rrah rëndë mbrëmë nga disa persona në xhami

Imami u rrah rëndë mbrëmë nga disa persona në xhami

Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës në Kosovë, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga disa persona.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Berisha është rrahur në xhaminë ku ushtron detyrën në fshatin Lupç.

Burimet bëjnë të ditur se Imami është goditur me mjete të forta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, personat që dyshohet se kanë sulmuar Imamin Berisha janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e sulmit të Imamit.

LEXO EDHE:

Back to top button