Incident i rëndë në koncertin e Dua Lipës, plagosen 3 persona

Incident i rëndë në koncertin e Dua Lipës, plagosen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve në një ambient të mbyllur ku Dua Lipa ishte duke mbajtur një koncert në Toronto.

Disa fansa futën fishekzjarrë brenda ambienteve ku u mbajt koncerti i yllit shqiptar, duke i ndezur dhe duke plagosur të pranishmit. Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po përforcojnë Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.

Dua Lipa reagoi për këtë rast, duke kërkuar falje. “Krijimi i një ambienti sa më të sigurt gjatë performancave të mia për fansat është prioritet. Ekipi im dhe unë jemi shumë të tronditur për këtë ngjarje. Për këtë rast po kryhen hetime të imtësishëm”, tha Dua Lipa në reagim.

LEXO EDHE:

Back to top button