Incidentet me përdhosjen e flamujve shtetërorë e kombëtarë kanë përplasur pushtetin dhe opozitën shqiptare

Incidentet me përdhosjen e flamujve shtetërorë e kombëtarë kanë përplasur pushtetin dhe opozitën shqiptare

Gazetare: Ajnur Bafqari

Incidentet me përdhosjen e flamujve shtetërorë e kombëtarë kanë përplasur pushtetin dhe opozitën shqiptare. Izet Mexhiti nga Vlen, ngrit dyshime se manipulimi i disa të rinjëve lidhet me njerëz të afërt me BDI-në, duke nënvizuar se ditëve në vijim kjo do të sqarohet me argumente dhe fakte.

“Ndërsa këta që thirren në interpelancë, rastësisht apo jo, del që disa të rinj janë të manipuluar pikërisht nga ata, mirëpo këtë ditëve në vijim do t’i sqarojmë me fakte dhe argumente”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.

Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet drejton gishtin te pushteti aktual si dhe siç thotë, menaxhimi i keq institucional. Ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të ministrit dhe zv.ministrit të pPunëve të Brendshme. Nëse kjo nuk ndodh, nga atje paralajmërojnë iniciativë për interpelancë.

“Nëse këto dorëheqje nuk do të ndodhin, ne në ditët në vijim do të inicojmë interpelancë në Kuvendin e RMV-së për ministrin dhe zv.ministrin e Punëve të Brendshme, për të dëshmuar përgjegjësinë, joprofesionalizmin dhe dëmin që këta njerëz i kanë shkaktuar paqes, stabilitetit dhe kohezionit ndëretnik të shtetit”, tha Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së.

BDI nga njëra anë kërkoi që qytetarët ta ruajnë qetësinë, ndërsa nga ana tjetër fajëson pushtetin VMRO-VLEN se po e çon shtetin në drejtim të gabuar dhe se ka qasje të qëllimshme për të poshtëruar dhe nënçmuar komunitetin shqiptar./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button