fbpx

India bëhet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi

India regjistroi mbi 90,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të cilat e ngritën totalin e tyre në mbi 4.2 milionë.

Me këtë shifër, India tejkaloi Brazilin dhe u bë vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara.

Për nga numri i viktimave, India është e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit, me mbi 71,000 të vdekur.

Rritja e numrit të rasteve vjen derisa qeveria vazhdon t’i heqë masat e kufizimit, në përpjekje për të nxitur ekonominë, e cila ka humbur miliona vende pune qysh në muajin mars, kur ka nisur pandemia.

Ekonomia e Indisë është tkurrur për 23.9% në çerekun e dytë të këtij viti, çfarë ka qenë rënia më e keqe prejse ky vend ka nisur të lëshojë të dhëna tremujore, në vitin 1996.

Më shumë se 60% e rasteve aktive me koronavirus në Indi vijnë nga shtetet: Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, Maharashtra dhe Utar Pradesh, që njëherësh është shteti më i populluar në këtë vend.

Në aspketin global, koronavirusi ka prekur mbi 27 milionë njerëz.
Prej tyre, 883,000 vetë kanë vdekur dhe mbi 18 milionë janë shëruar.

fv

LEXO EDHE:

Back to top button