Arrestohet pronari i restorantit, nuk respektoi vendimin e Qeverisë

“Më datë 05.11.2020 në orën 22 e 35 minuta në rrugën ,,Beliçica“ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 31-vjeçarin E.I. nga fshati Palçisht, pronar i një objekti hotelierik në Tetovë. E.I. u arrestua për shkak bazave të dyshimit se kishte kryer vepër penale ,,Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie, e dënueshme sipas Nenit 206 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Sipas këtij njoftimi gjatë kontrollit të objektit hotelierik në pronësi të personit E.I., është konstatuar se i njëjti e ka pasuar të hapur lokalin edhe pas orës 21:00, përkundër Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për orarin e punës së objekteve hotelierike.

LEXO EDHE:

Back to top button