Infeksion bakterial është shpërndarë mes fëmijëve, autoritetet britanike kërkojnë rritje të vigjilencës

Prindërve në Mbretërinë e Bashkuar u është thënë të jenë vigjilentë pasi gjashtë fëmijë në vend vdiqën në hapësirën e një jave pasi kontraktuan një formë të rrallë invazive të infeksionit strep A.

Ministri britanik i Shëndetësisë Nadeem Zahavi tha se prindërit duhet të shqetësohen për simptomat, megjithëse shumica e rasteve të infeksionit me këtë bakter janë shumë të lehta, shkruan gazeta britanike The Guardian.

– Në shumicën e rasteve forma e infeksionit është shumë e lehtë, por bakteri është shumë ngjitës dhe për këtë është e rëndësishme që prindërit t’i kushtojnë vëmendje simptomave, si ethe, dhimbje koke ose skuqje të lëkurës – tha Zahavi.

Ekspertët kryesorë paralajmërojnë se fëmijët që janë mbyllur gjatë Covid-it kanë imunitet më të dobët dhe se ky mund të jetë “fajtori” kryesor për shtimin e rasteve.

“Duke punuar me ekipin e shëndetit publik, ne kemi këshilluar komunitetin e shkollës për masat paraprake për të parandaluar rastet e mëtejshme dhe të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër,” tha Dr Jimmy Chow, këshilltar shëndetësor në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Helen Salisbury, një mjeke e përgjithshme në qytetin Oskeford, i tha Guardian se prindërit duhet të jenë vigjilentë për të dalluar simptomat tek fëmijët sa më shpejt që të jetë e mundur, të tilla si ethe e vazhdueshme, letargji, letargji, mungesë oreksi dhe urinim.

“Nga këndvështrimi i prindërve, është vërtet e vështirë të dallosh nëse është vetëm një dhimbje fyti apo një prelud për diçka serioze”, tha Salisbury.

Bakteret strep A mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, shumica e të cilave janë të lehta, por mund të përfshijnë ethet e kuqe dhe sëmundjen invazive të Strep A. Agjencia tha gjithashtu se të dhënat e fundit treguan se rastet e etheve të kuqe të ndezura, të shkaktuara nga streptoku i tipit A, mbeten më të larta se sa do të shiheshin normalisht në këtë periudhë të vitit. Sipas raportimeve, 851 raste janë raportuar në javën e fundit, krahasuar me një mesatare prej 186 në vitet e mëparshme.

Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore tha se hetimet janë duke u zhvilluar pas raportimeve për një rritje të infeksioneve të traktit të poshtëm të frymëmarrjes tek fëmijët në javët e fundit, duke shkaktuar sëmundje të rënda.

LEXO EDHE:

Back to top button