Zhiru dhe Mbape drejtojnë Francën në çerekfinale

Franca është kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale, pasi që mposhti Poloninë me rezultatin 3:1, në kuadër të Botëror “Katar 2022”. Në një ndeshje me rëndësi të madhe, Olivier Zhiru ishte ai që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 44’, për t’u bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares franceze, me 52 gola në emrin e tij.

Polonia nuk arriti të kapte ritmin e duhur për t’i hapur telashe Francës as në pjesën e dytë. Goditjen finale ndaj polakëve e dha Kilian Mbappe, i cili shënoi dy gola në 20 minutat e fundit.

Ndërkohë rezultatin final e vulosi Robert Levandovski, i cili shënoi nga penalltia në minutën 90+8′. Ai fillimisht gaboi, por penalltia u përsërit pasi Hugo Lloris nuk kishte qëndruar në vijën e bardhë. Në çerekfinale, Franca luan me fituesin e çiftit Angli-Senegal.

LEXO EDHE:

Back to top button