Infeksioni bakterial Strep A mori të paktën 30 jetë fëmijësh në Britani

Infeksioni bakterial Strep A mori të paktën 30 jetë fëmijësh në Britani

Të paktën 30 fëmijë kanë vdekur në Britani të Madhe nga infeksioni bakterial Strep A që nga shtatori, sipas shifrave zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mjerisht, deri më tani gjatë këtij sezoni janë regjistruar 122 vdekje në të gjitha grup-moshat në Angli. Nga numri i përgjithshëm në Angli, 25 fëmijë ishin nën moshën 18-vjeç”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë së Madhe (UKHSA) në përditësimin e saj.

Përveç kësaj, tre vdekje të fëmijëve u raportuan në Irlandën e Veriut dhe në Uells ndërsa Shëndeti Publik i Skocisë konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 30.

UKHSA regjistroi 151 raste të infeksionit streptokok të grupit A (iGAS) te fëmijët e moshës 1-4 vjeç midis 19 shtatorit dhe 25 dhjetorit, krahasuar me 194 raste të të njëjtës grup-moshë gjatë gjithë sezonit 2017-2018.

Megjithatë, agjencia shëndetësore e vendit tha se infeksionet me iGAS mbeten të rralla dhe shumica e rasteve vazhdojnë të jenë tek ata të moshës mbi 45-vjeç.

“Janë regjistruar 33.836 raste të skarlatinës, krahasuar me 4.672 në të njëjtën periudhë të 2017-2018”, sipas UKHSA.

Streptokoku i grupit A (GAS) ose streptokoku A është një lloj bakteri që gjendet shpesh në fyt dhe në lëkurë. Mund të përhapet përmes kollitjes dhe teshtitjes si dhe kontaktit lëkurë me lëkurë.

Gjithashtu dihet se vdekjet nga infeksioni janë të rralla.

LEXO EDHE:

Back to top button