Spanja do t’u kërkojë udhëtarëve nga Kina teste për COVID-19 ose prova vaksinimi

Spanja do t’u kërkojë udhëtarëve nga Kina teste për COVID-19 ose prova vaksinimi

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias, ka bërë të ditur se Spanja do t’u kërkojë udhëtarëve nga Kina test negativ të koronavirusit COVID-19 ose prova se janë vaksinuar plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Spanja i bashkohet Italisë, SHBA-së dhe Japonisë në vendosjen e kërkesave për udhëtarët që vijnë nga Kina, e cila po përballet me një rritje të infeksioneve pasi këtë muaj hoqi politikën e saj të rreptë “zero-COVID”.

Megjithatë, Bashkimi Evropian (BE) akoma nuk ka marrë një vendim për rregulla më të rrepta për udhëtarët nga Kina.

Dje, Komuniteti i Sigurisë Shëndetësore i bllokut evropian mbajti diskutime urgjente për të hekurosur një politikë kohezive për vendet anëtare, me një deklaratë pas takimit që njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë.

Pas pakënaqësisë në rritje dhe protestave të paprecedentë në disa pjesë të vendit, Kina ka filluar të lehtësojë masat e saj të rrepta pandemike, duke theksuar se po e zhvendos fokusin e saj nga ndalimi i transmetimit të virusit në parandalimin e infeksioneve serioze.

Kina po ashtu ka vendosur të heq karantinën e detyrueshme për të gjithë vizitorët duke filluar nga 9 janari.

LEXO EDHE:

Back to top button